Duhet projekt politik dhe ekonomik për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve…

0
153

Nga Edmond Panariti

Koha për një projekt politik dhe ekonomik për të ndalur zbrazjen asgjësuese të vendit…! Nuk janë vetëm infermieret, por tashmë edhe bujqit dhe fermerët të cilët po e braktisin vendin! Gjermania ka nisur negociatat që sot me vendet e Ballkanit, për të punësuar jo vetëm në menyrë sezonale, por të përhereshme bujqit dhe fermerët tanë në fermat e saj. Sepse ka një mungesë të madhe të fuqisë punëtore në fermat e tyre, prandaj edhe i hoqën kufizimet për punëtore të kualifikuar për punësim në fermë.LEXO EDHE:Reporterët pa kufinj: Mirëpresim vendimin e Metës, qeveria po shkel Kushtetutën

Tani e tutje kualifikimi i tyre do të bëhet në punë e sipër nga vetë pritësit gjermanë. Synimi është që fermere nga mosha 20 deri ne 60 vjeç, të rinj, gra, burra të pajisen me leje dhe vizë pune, të lënë vendin e tyre dhe të punësohen në bujqësi dhe në krye të pesë viteve marrin leje të përhershme qëndrimi. Kjo e zbraz vendin! Kjo masë lehtësuese emigrimi, zbatohet për herë të parë dhe pritet të thithe të gjithë atë masë fermeresh pa kualifikim dhe të pa shpresë, e cila u hodh pa meshirë në rrugë nga mbyllja e staneve, punishteve, pikave të përpunimit të tradites shumë vjecare, kinse per ti hapur rruge bujqësisë se “shkallës” e cila po sundohet vetëm nga nje grusht biznesesh ….

Kjo është një hemorragji dhe dramë e cila do ta “thajë” përfundimisht Shqipërinë, me gjithë bujqësinë dhe fshatin e saj, nëse rrijmë dhe vështrojmë eksodin … Ka vetëm një rrugë! Të rimbjellim Shqipërinë, bujqesinë dhe fshatin me biznese të vegjel dhe të mesëm agro bujqesorë ..Ky duhet të jetë “leitmotivi” i projektit te ri ekonomik për fshatin..I cili duhet të fillojë që tani, që sot.. Të nise kudo në fushë dhe malësi për ti mbajtur njerezit në vendlindje! Duke inkurajuar fillimin e bizneseve të rinj agropërpunues me “start up” – e, me grante e subvencione dhe duke i liruar nga taksat dhe tatimet për të pakten pesë vite sa të ngrihen në këmbë dhe të ecin vetë. Kjo duhet të jetë oferta e opozitës për rimëkëmbje, kjo ndal hemorragjinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here