Kushdo që sheh titullin e mësipërm, padyshim bëhet kurioz të dijë se cila mund të jetë lidhja mes kryeministrit të Shqipërisë dhe një prej reperëve më në zë të shqiptarisë si Getoar Selimi. Dyshimet e para mund të ngrihen për ndonjë lidhje të largët farefisnore, por po ta mendosh thellë Selimi vjen nga Kosova dhe Rama ende deri tani nuk ka pohuar se ka rrënje nga “vëllai i vogël” se në Shqipëri përgjatë fushatave elektorale ka deklaruar deri më sot prejardhjen nga 6 qytete të Shqipërisë.
Lidhja më e dukshme në fakt mes Kryeministrit dhe reperit kosovar është pikërisht mjekra. Po ta vini re me kujdes nga paraqitjet në publik do të kuptoni se si Rama ashtu edhe Getoari kujdesen me orë për mjekrën e tyre. Këtë fakt e ka pohuar vetë reperi, i cili ka pohuar se i kushton orë të tëra paraqitjes sa më estetike të mjekrës dhe se rritjen e saj e ka një hobi më vete.
Por nëse për një artist kjo është diçka më shumë se e kuptueshme, ajo që nuk po marrim vesh është se çfarë është ky fiksimi i Ramës me mjekrën. E nisi si imitim të Ismail Qemalit, duke kërkuar të paraqesë në publik figurën e “babait të kombit” dhe tani i është kthyer në një fiksim. Mjafton të shohësh pamjet e sotme nga ceremonia e inaugurimit të ambienteve të reja të repartit RENEA. Më shumë se veshjen, për të cilën më parë harxhonte kohë të konsiderueshme, tani KM ka në vëmendje të parë mjekrën. Po a kohën e mjaftueshme vallë kryeministri i një prej vendeve më të varfra në Evropë dhe me shifra emigrimi në kuota alarmante, që ndër të tjera të merret edhe me mirëmbajtjen e mjekrës!!!