Çudirat nuk kanë fund/ Ndodh në Kavajë!! Nuk duan ta divorcojnë nga i vdekuri…

0
127

Një 38-vjeçare nga fshati Synej i Kavajës ka treguar ditën e sotme historinë e saj të vështirë në programin “Historia ime”, në Tv Klan. Fatbardha Sinani është martuar në vitin 2012 me mblesëri, por për shkak të problemeve me bashkëshortin vendosi të ndahej prej tij.

Në 25 korrik të vitit 2013, Fatbardha i kërkoi divorcin, por fatkeqësisht ai u nda nga jeta në 6 gusht të po atij viti dhe procesi i ndarjes nuk u realizua. Sot, kjo grua e ve ka ende mbiemrin e bashkëshortit të saj të ndjerë, ndërkohë që do të rimarrë mbiemrin e vajzërisë dhe njëkohësisht dëshiron që dhe vajzës t’i japë mbiemrin e saj, jo të të atit. Për të hequr mbiemrin e burrit ka marrë avokat lidhur me këtë çështje, ka shkuar edhe në Gjendjen Civile të Kavajës, por nuk ka gjetur zgjidhje.

Milori: Erdhi momenti që vendose të divorcohesh prej tij?

Sinani: Po erdhi momenti, mendova të divorcohesha, sepse nuk e shtyja dot më jetën.

Po ti i thoshe se kjo problematikë po na çon drejt divorcit?

Sinani: Po i thosha unë të gjitha, me mua nuk e kalon dot më jetën. Ç’ke ti më thoshte mua, do punoj. Po nuk punonte asnjë ditë, vetëm gënjente, mashtronte. Nuk e shtyja dot më. E mbajta 3 muaj në shtëpinë time. E kam mbajtur si të thuash, ne me bukë dhe ai me gurë.

Megjithatë ti vendos që në 25 korrik të bësh divorcin?

Sinani: Po, në 25 Korrik çova letrat e divorcit, por ish-burri më vdiq në 6 Gusht.

Nga se vdiq?

Sinani: Nuk e di, isha e ndarë atëherë.

Po mjekët çfarë thanë, ishte atak zemre?

Sinani: Jo e kanë vrarë andej, për punë të veta, kaq di.

Sa vjeç ka qenë vajza?

Fatbardha Sinani: 1 vjeç!

Ti ia ke treguar në foto të atin?

Sinani: Me thënë të drejtën edhe ia kam treguar, edhe nuk ia kam treguar.

Ti ke një kërkesë, që do të divorcohesh mbas vdekjes?

Sinani: Kam 5 vjet dhe nuk ma kanë zgjidhur problemin. Nuk hiqet thotë se ai ka vdekur dhe quhesh grua e ve.

Ti figuron në certifikatën e Gjendjes Civile me mbiemrin e tij ende?

Sinani: Po me mbiemrin e atij!

Dhe ti do të heqësh mbiemrin e atij?

Sinani: Mbiemrin komplet, edhe vajza po iu hoq mbiemri mirë do ishte, se dua ta kem vetë përsipër./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here