Ngrihet alarm/ Pjesët e trupit të një njeriu zbulohen të futura në një qese, nuk dihet ku është koka…

0
153

Disa pjesë trupi njeriu u gjetën në një qese në Dublin. Alarmi u ngrit mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që mësohet se ishin disa të rinj që e bënë zbulimin e frikshëm.

Qesja, brenda së cilës u gjetën gjymtyrë njerëzish, ishte vendosur në një kryqëzim në Moatvieë Gardens and Drive. Sipas policisë, brenda saj ishin dy krahë dhe një këmbë.

Pjesët e tjera të trupit nuk dihet se ku janë hedhur. “Edhe vendndodhja e kokës është e panjohur”, shprehen mediat.

Policia ka thënë se hetimet janë në fillim, por një gjetje e tillë është shumë e dyshimtë. Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet e banorëve. Ata e kanë konsideruar gjetjen si të shpifur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here