Një shqiptar ka traumatizuar qytetarët e strasburgut pasi është spërkatur me benzinë dhe më pas I ka vënë flakën vetes para ndërtesës së Parlamentit Europian.
Arsyet e aktit të tij nuk dihen për momentin ndërsa episodi ndodhi rreth orës 16:00 të pasdites, ndërsa po zhvillohej një demonstrim i qytetarëve të Guinesë. Sipas raporteve të mediave lokale, shqiptari, emri I të cilit ende nuk dihet teksa bënte aktin bërtiti “padrejtësi”.
Të parët për të shpëtuar burrin ishin të njëjtët protestues që u përpoqën të shuanin flakët me një xhaketë. Menjëherë pas kësaj, mbërritën trupat e sigurimit të cilët ruajnë gjithmonë hyrjen e Parlamentit Evropian kur ka një seancë duke i shuar flakët me një aparat zjarri.
standard.al