I ftuar në emisionin “Opinion”, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u shpreh se tavolina e sotme ishte mënyra më e mirë për të zgjidhur krizën politike që ka kapur vendin. Vasili tha se ulja e opozitës së bashkuar në këtë tryezë nuk është hap pas për të, si dhe nuk ka asnjë inkoherencë logjike dhe politike në qëndrimet e saj.
Pse pranuat të uleni në tryezë me përfaqësues të PS dhe të opozitës parlamentare që nuk e njihni?
Nuk ka lidhje fare kjo çështje. Është shumë e thjeshtë në qoftë se do t’i lidhni gjërat në kohë, se nuk i shpëtojmë dot kësaj analize. Në dokumentin që ne kemi paraqitur në tetor, kur morëm pjesë në tryezën për diskutimin e sistemit që ishte një tryezë e thirrur nga OSBE dhe propozuam që format i mundshëm për të dalë nga kjo situatë kaq e vështirë dhe me një obligim politik shumë të madh tashmë për të bërë, ishte një format i tillë i cili zgjidhte problemet edhe të legjitimitetit të Parlamentit dhe çështje të tjera duke propozuar një format me përfaqësues të parlamentit, të opozitës jashtëparlamentare dhe me mundësi për të pasur prezencë ndërkombëtare të cilët kemi mundësi që e sanksionojmë. Gjithçka që ishte një rrugëzgjidhje logjike, kjo mori një pamje dhe formë të pranueshme në një dokument të tillë. Këtu nuk ka asnjë inkoherencë as logjike, as politike në asnjë rast.
Nuk është një hap prapa ky për ju?
Ne po themi cili ka qenë qëndrimi politik që kemi mbajtur në atë kohë, një qëndrim logjik, nuk ka pas inkoherencë, nuk ka qenë qëndrim maniakal. Ja ta lexoj. Çështja e numrave nuk ka rëndësi. Çështja 1. Opozita e bashkuar themi në atë kohë, propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë, OSBE-ODHIR, mundësisht, një përfaqësues i parlamentit, një përfaqësues i opozitës jashtë parlamentare, produkt i dakordësuar nga kjo strukturë i nënshtrohet konsultimeve me publikun nëpërmjet forumeve etj dhe miratohet pa ndryshime. Gjeni inkoherencë politike këtu?