Basha: Reforma zgjedhore miratohet në 15 mars, asnjë ditë më vonë

0
133

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur në lidhje me tryezën e djeshme të Këshillit Politik.

‘Ditë për ditë qytetarët shqiptarë bien viktima të sundimit të ligjit dhe babëzisë së njerëzve që e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tyre.

E gjithë kjo është produkt i bashkëjetesë së politikës me krimin.

Kjo është partia e babazisë e përbërë nga kupola drejtuese e PS, një grusht oligarkësh dhe një grup kriminelësh.

Në procesin që sapo ka nisur ne shkojmë me objektiva të qarta.

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi për vlerat që ka nisur kjo.

Gjithkush që e mendon ndryshe gabon.

I bëj thirrrje kujtdo që ka diçka për të afruar në këtë proces, ta shfrytëzojë politikën e derës.

Këshilli Politik e konsideron jetik që të vlerësojë kontributet, mendimet, sugjerimet e çdo grupi inetersi tjetër për ta nxjerrë Shqipërinë nga dështimi ku e ka zhytur Shqipërinë ky kryeministër.

Është emergjencë kombëtare largimi i kësaj qeverie ndaj nuk do të pranojnë asnjë vonesë, siç është rënë dakord, më 15 mars, të Reformës Zgjedhore.

Ka shumë njerëz që kanë dyshimet e tyre.

Ka nga ata që nën peshën e halleve që kjo qeveri e dështuar kanë humbur shpresën. Sot ju them se asnjëherë në këto 7 vite nuk kanë qënë kaq të qarta dhe të grupuara synimet e Opozitës të Bahkuar që Shqipëria të mos ta mungojë trenin e zhvillimit, progresit, të institucioneve që ju shërbbejën njerëzve.

Ndërsa mund të kemi nuance mendimesh të ndryshme, jemi para dy zgjedhjeve të qarta: bardh e zi. Të vazhdojmë në këtë rrugë, në rrugën e dështimit total, të dorëzimit, varfërimit, pafuqisë para një grushti njerëzish që e kanë marrë Shqipërinë apo të përdorim gjithë fuqinë e zemrave tona për t’u dhënë shqiptarëve atë që meritojnë, një realitet europian?!’, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here