Në takim me strukturat e LSI Bashkia Maliq sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari është shprehur se “realizimi dhe implementimi i reformës zgjedhore kusht kyç i Budenstagut Gjerman për të çuar përpara rrugën europiane të Shqipërisë”.
“Opozita bëri detyrën e saj përpara qytetarëve të vendit për t’u angazhuar maksimalisht në funksion të integrimit europian.
E kemi thënë dhe më parë dhe jemi konseguentë në qëndrimim tonë që pas 18 tetorit opozita do angazhohet maksimalisht për të realizuar detyrat e saj në funksion të integrimit europian.
Tani përgjegjësia është e maxhorancës për t’u ngritur në nivelet e përgjegjësisë për t’i dhënë shansin e integrimit europian vendit duke filluar pa humbur kohë me zhbllokimin dhe ngritjen sipas Kushtetutës të Gjykatës Kushtetuese dhe të asaj të lartë.
Dërgimi përpara drejtësisë i vjedhësve të votave konkretisht dosjen 339 dhe 184 me qëllim që në vend të ketë zgjedhje të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe larg intimidimit të bandave qeveritare, të administratës publike për t’u realizuar objektivi europian i vendit.
Opozita bëri detyrën e saj në raport me qytetarët e vendit tani përgjegjësia është e maxhorancës për të realizuar nëntë kushtet e Budenstagut Gjerman”, u shpreh Braimllari.