‘Këshilli Politik’ u krijua ditën e djeshme nga PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.
Nesër në orën 17.00 do të jetë mbledhja e tij e parë.
Ky këshill do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.
Ndërkohë sot, aleatët e mbledhur në selinë e PD, kanë përcaktuar përfaqësuesit e tyre në këtë këshill.
EMRAT:
1- Oerd Bylykbashi; PD
2- Petrit Vasili; LSI
3- Mesila Doda; PDIU
4- Fatmir Mediu; PR
5- Vangjel Dule; PBDNJ