Nga Klevi Pojana
Kosovë, o djep atdhedashurie!
Lis shekullor n’tok t’Iliris,
Ujitur me lot dardan.
Dhimbje nënash pa bij,
E bijsh pa etër.
Pengu i botës së verbër,
Ti bukuroshja e ballkanit.
Shqiponja me dy krena,
Martirët e lirisë.
E kuqja e flamurit,
Gjaku i dëshmorëve.
S’vesh kurrë trimëria,
Vello robërie.
Përjetësisht trashëgoftë,
Gjen-i ynë!
Kushtuar 21 vjetorit të masakrës së Reçakut!