Aktori dhe muzikanti i njohur turk Recep Aktug ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 65 vjeçare si pasojë e një sëmundje në mushkëri.
Aktug, që njihet nga ne si Hilmiu në serialin “Dashuri e ndaluar” numëron dhjetëra role si aktor dhe disa albume muzikore.
Lamtumira e fundit i është dhënë paraditen e sotme në varrezat e Zincirlikuyu në Stamboll ku të pranishëm kanë qenë familjarët e tij, aktori i njohur Kivanç Tatlitug?, ?lker Kizmaz, këngëtarja Candan Erçetin dhe shumë kolegë të tij.
Në vitet 2004-2005 ai ka luajtur në serialin “Lugina e Ujqërve”, gjatë viteve 2008-2010 është xhiruar edhe seriali “Dashuri e ndaluar” ndërsa në vitin 2010-të ka luajtur një rol në serialin “Ezel”.