I ftuar në studion e “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, sekretari për çështjet ligjore i PD, Çlirim Gjata ka folur për marrëveshjen e reformës zgjedhore. Sipas tij opozita ka dalë e fituar nga kjo marrëveshje. Duke e vlerësuar si një marrëveshje spektakolare Gjata u shpreh se opozita rrëzoi Paralmentin, ndërsa tha i bindur se aksioni i opozitës do të vazhdojë me të gjitha format.
“Pika e Bundestagut ishte e nxehtë edhe në raport me opozitën. Donim që të vendosnim kriteret tona në ligjin e ri elektoral si opozitë e bashkuar. Kjo që ndodhi është fitore spektakolare e opozitës me këtë lloj mazhorance e cila shprehej se nuk pyeste për protestat e opozitës. Opozita rrëzoi parlamentin, do bëhet një Këshill politik jashtë këtij parlamenti. Marrëveshja do bëhet vetëm për reformën zgjedhore. Kjo është baza më e mirë për të shkuar në zgjedhjet e parakohëshme, nuk kemi hequr dorë nga kërkesat tona, ata që kanë dalë në përgjimet për vjedhjen e votave do hyjnë në burg. Nuk mund ti jepnin Ramës 3 deri në 6 muaj kohë dhe të mërreshim me Gjiknurin. Nuk do të biem më kurthin e Edi Ramës, por askush nuk e ka falur”, deklaroi Gjata.
Më tej ai theksoi se nuk ka ende një datë dhe orë fikse, por do të rifillojnë protestat.
Pyetje: Kur u rikthyet në tryeze morët garanci se do të keni zgjedhje të parakohëshme?
Gjata: Ulja në atë takim është si plotësim i kushtit të Bundestagut, zgjedhjet e parakohëshme do të jetë si kërkese parlele. “Ne nuk bëmë marrëveshje që të bëjmë reformën dhe do të arrinim zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Gjata. /abcnews.al