Vrau ndërtuesin dhe e maskoi si aksident/ Shqiptari del para gjyqit

0
149

Një shqiptar u ekstradua në Angli ku u akuzua për vrasjen e një ndërtuesi në një çati në qendër të Londrës. Elton Sefa akuzohet për vrasjen e 47-vjeçarit John Woodward.

Ai vdiq teksa punonte në çatinë e një qendre tregtare në Londër.

Fillimisht u tha se viktima mund të kishte humbur jetën nga rrëzimi prej lartësisë. Por autopsia zbuloi se ai kishte plagë force në kokë.

Sefa u arrestua në Durrës shkurtin e shkuar. 23-vjeçari pritet të dalë në gjyq më vonë me akuzën e vrasjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here