I skeduar nga policia për trafik kokaine! Ja kush është 23-vjeçari që i shpëtoi atentatit mafioz

0
160

23-vjeçari Kei Piu, ndaj të cilit u organizua një atentat mbrëmjen e djeshme në mes të qytetit, nuk është edhe aq i panjohur në qytet. Përveçse biznesmen në një moshë shumë të re, 23-vjeçari njihet nga ‘blutë’ e qytetit por nuk është skeduar për ngjarje të rënda.

Burime bëjnë me dije se i riu njihet si person problematik në qytet dhe ka qënë i përfshirë në ngjarje që kanë patur të bëjnë me lëndë narkotike.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Një fuoristradë në lëvizje ka hapur zjarr ndaj ‘Range-t’ të 23-vjeçarit Kei Piu. Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital dhe ka deklaruar se nuk e ka identifikuar autorin. Policia ka nisur hetimet. Gazeta Shqip

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here