Skandali me Dritan Dajtin/ Berisha: Të pabesë dhe kriminelë më të rrezikshëm se sa ata që janë në burg!

0
133

Ish-kryeministri Berisha në një shënim në rrjetet sociale, ka dënuar lirimin dhe favorizimin që po u bëhet në burgje kriminelëve më në zë në Shqipëri, kjo me urdhër të njerëzve pranë Ramës.

Postimi i plote

‘Miq, drejtori i burgut te Peqinit u shkarkua nga puna se nxori nga burgu dhe solli ne Bllok vrasesin serial te kater oficereve te policise, mikun per koke te Edvin Mafise, Dritan Dajtin, te cilit kreu i meduzes i zevendesoi me urdher denimin perjete me 25 vite burg dhe urdheroi SPAK-un e tij qe te pushoje hetimin e gjykatesve qe dhane kete denim. Drejtori i Peqinit deklaroi me ze dhe figure se veprimi kriminal i favorizimit te vrasesit serial, mikut te ngushte te kreut te meduzes ishte kryer me urdher te drejtorit te pergjithshem te burgjeve dhe se ai thjeshte kishte zbatuar urdherin. Drejtori nuk tregoi nje shkrese por ai solli si prove te pakundershtueshme faktin se vrasesi serial Dajti ne udhetimin e tij panoramik ishte shoqeruar pikerisht nga forcat e drejtorise se pergjithshme, te cilat levizin dhe marrin urdher nga askush tjeter vetem nga drejtori i pergjithshem!

Miq, keta jane horra dhe superhorra. Drejtori i pergjithshem i burgjeve zbatoi thjesht urdherin direkt te Edvin Dajtit, te cilin sigurisht ja percollen per zbatim ndrikull Gjoni ose Don Agaçio. Prandaj dhe atij nuk mund ti hyje ferra ne kembe. Keshte qe per te dale nga skandali Dritan Dajti, Edvin Dajti pafytyrsisht dhe ne nje akt banditesk amoral e te pabese shkarkuan nga detyra drejtorin e Burgut te Peqinit!

Bandite qe jane te afte per çdo gjeme dhe jane me kriminel se sa ata qe mbajne ne qeli! Sb-shkruan Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here