Nënkryetari I LSI, Petrit Vasili deklaroi se marrëveshja me mazhorancën për reformën zgjedhore nuk ndikon në aksionin opozitar që sipas tij synon rrëzimin e qeverisë Rama.
“Fitore e kauzës parimore të opozitës. Ishte një rrugë parimore, jashtë çdo interesi të ngushtë, por në interest ë vendit. Pse u vonua? Pse humbën shanset? Pse u bllokua integrimi? Këto I ka paguar vendi për shkak të interesave të Ramës. Opozita vazhdon, pa qëndruar asnjë presje, rrugën e saj për rrëzimin e qeverisë Rama. Sot u denoncua një kryebashkiak tjetër që nxjerr koburen në mes të sheshit. Ka qenë edhe pjesë e 21 Janarit. I kemi dhënë një përgjigje një problem madhor, ndërkohë që axhenda opozitare shtohet”, u shpreh Vasili.
“Nuk ka qenë e lehtë pasi ka patur një vullnet pengues të fortë të PS, që ka pëlqyer të hartojë marrëveshje kulisash e jo transparente. Kjo ka bërë që humbiste një kohë e vlefshme”, shtoi ai, i pyetur se sa e vështirë ka qenë arritja e kësaj marrëveshje./Syri.net