Një aksident masiv ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet për të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Zvërnecit pranë zonës së Triportit.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton se në aksident janë përfshirë 4 automjete.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /BW