Do të vijë momenti që do të takohet edhe Rama me Bashën! Çfarë paralajmëron Gjiknuri?

0
150

Damian Gjiknuri nuk e përjashton mundësinë e një takimi mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Pas mbledhjes së parë e Këshillit Politik në kuadër të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se do vijë një moment që do ketë takime edhe në nivele më të larta. I ftuar në studion e Abc News, Gjiknuri tha se do vijë një moment që palët do ulen, dhe se Basha ka komplekse për çështje të brendshme.

“Kryeministri e ka bërë ftesën kur ra tërmeti, do të thotë që ai e ka shtrirë dorën. Zoti Basha ka krijuar një kompleks për çështje të brendshme. Unë mendoj se një të ardhme natyrshëm që do vijë një moment që palët të ulen. Ky vend është shumë i vogël për tu ndarë, dhe duhet të ketë një dialog në nivel edhe më të madh”, – tha Gjiknuri mes të tjerash.

Ndërsa i pyetur nëse marrëveshja për reformën zgjedhore do të sjellë zgjedhje të parakohshme, Gjiknuri nuk e beson një gjë të tillë.

“Ne po i bëjmë kodin për zgjedhjet e 2021. Nuk është çështje e kësaj bisede, nuk ka një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. Nëse politika vendos, këtë e zgjedh vetëm mazhoranca. Vetë kryeministri Rama ka thënë zgjedhjet janë në 2021, por na takon ne si mazhorancë që të vendosim kur takojnë zgjedhjet e parakohshme” – tha Gjiknuri.

“Unë vetëm jam mësuar me akuza. Nuk është gjë e mirë. Akuza politike ka mbi çdo politikan. Më gjej një që nuk është i akuzuar. Në rastin tim, nuk kam akuzë penale, nëse fjala tërmet përbën vepër penale. Këtu fatkeqësisht ndodhi edhe tërmeti natyror. Mua nuk më bën përshtypje, jam i gatshëm të ndërtoj ura kompromisi. Kam dëshirë të punoj me të gjithë kolegët, pavarësisht akuzave politike” – tha Gjiknuri për akuzat që i bëhen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here