Tërmeti, lejet emergjente të ndërtimit/ Për zhvilluesit brenda planeve të detyruara miratohen në 10 ditë, vetëm 2 dokumente

0
126

Lejet e zhvillimit në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do të miratohen përmes një procedure të përshpejtuar e cila nuk do t’i kalojë 10 ditët, ndërkohë që aplikantët do paraqesin vetëm dy dokumente.  Këshilli i Ministrave sapo ka miratuar procedurat për dhënien e lejeve të zhvillimit në rastet kur për zonën është miratuar një plan i detyruar vendor.  “Dokumentacioni i vetëm që duhet të dorëzohet nga aplikuesi për pajisjen me leje zhvillimi është  ”kërkesa për llojin e përdorimit të objektit si dhe dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim”,- thekson Vendimi i Qeverisë i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

Më shumë kohë dhe më shumë dokumentacion do të kërkojnë lejet e ndërtimit. Në këtë rast në dosjen e aplikuesve duhet të gjendet akti i konstatimit i hartuar nga strukturat përkatëse të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi për ndërtimet e reja në zonat e dëmtuara; dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një zhvillim; plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese; projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës, i nënshkruar elektronikisht dhe i hartuar konform kushteve të përcaktuara në lejen e zhvillimit/dokumentet e planifikimit.

Për rastet e lejes së ndërtimit të infrastrukturës publike apo kritike, projekti i ndërtimit duhet të përmbajë vetëm projektin teknik të zbatimit, sipas fushës përkatëse. Në dosje duhet të përfshihet edhe grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit; preventivi, i cili duhet të bazohet në koston mesatare të ndërtimit të banesave, sipas legjislacionit në fuqi; si dhe deklarata e projektuesit/ve të licencuar,  sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin e-leje. Në fund aplikuesit duhet të paraqesin edhe vlerësimin e ndikimit në mjedis ashtu si dhe sigurimin për përgjegjësisë profesionale.

SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here