“Toyota Yaris”/ Çlirim Gjata i përgjigjet ashpër Ballës: Bëre gjithçka për të zhdukur provat, por…

0
136

Taulant Balla,  tha sot se një anëtar i KÇK në Gjykatën e Tiranës, ka lidhje të forta me Lulzim Bashën, ndaj pushoi çështjen ndaj këtij të fundit, si dhe liroi 6 të dyshuarit për dosjen e bujshme “Toyota Yaris”.

Si kundërpërgjigje ndaj Ballës, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata shkruan në “Facebook” se dosja e “Toyota Yaris” me 3.4 milionë eurot e kapura në Portin e Durrësit u dekonspirua me inicimin e Taulant Ballës. Sipas Gjatës, çështja është ndryshe dhe “Taylant Yaris”, siç e cilëson demokrati, nuk është aspak i shqetësuar për lirimin nga burgu të peshqve të vegjël të dosjes “Toyota Yaris”.

Postimi i plotë:

Lotët e Taulantit që kërkon Drejtësi!

Një lajm i rrallë qarkulloi sot. Taulanti i PS u ankua për lirimin e te arrestuarve të dosjes së famshme Toyota Yaris. Është ajo dosja e qarkullimit të jo pak, por 3.4 milion eurove të pista, të fshehura në veturat tip Toyota Yaris. Dhe që u dekonspirua, se ku do të shkonin ato para nga vetë policia me inicimin e Taulantit të PS dhe që, për shkak të kësaj ngjarjeje mori nga opozita emrin Taulant Yaris.

Sot të arrestuarit e kësaj dosjeje u liruan nga gjykata dhe Taulanti ankohet për mungesën e drejtësisë në rastin në fjalë.

Çfarë mjerimi llogjik në arsyetim po ndodh sot në radhët e maxhorancës politike. E kur e mendon se kanë patur dikur një armatë me profesorë, që të paktën nuk e çonin arsyetimin në banalitet.

Por çështja është ndryshe.
Taulant Yaris nuk është aspak i shqetësuar për lirimin nga burgu të peshqve të vegjël të dosjes Toyota Yaris. Duke patur nën komandë prokurorinë, Taulant Yaris bëri gjithçka të prishte dosjen për të zhdukur provat e përfshirjes së tij në aferën e pastrimit të 3.4 milionë eurove.

Lotët e Taulant Yaris janë lotë krokodili(ndjesë për krokodilin). Ka gjykatës në Berlin është një shprehje e vjetër – ka hetim në Belgjikë, sot. Shqetësimi i tij i vërtetë është hetimi i dosjes në Belgjikë, prej nga e vërteta e pastrimit të 3.4 milionë euro të ngelura pa zot, do të dalë shumë shpejt.

Po pse nuk ankua Taulant Yaris për lirimin nga burgu të të dënuarve me burgim të përjetshëm, më i fundit para ca ditëve; si nuk kujtohet për drejtësi Taulant Yaris për mjaftueshëm kryetar bashkie moniste të lidhur me krimin, se kush i vuri? A, po kjo është personale jo partiake-llogjikon Taulanti. Kur ju them se: “gjykimi i ka vajtur me egërsirat dhe Taulanti e ka humbur arsyen”. Nuk mund të vazhdojmë me të gjitha zullumet, se nuk i nxë as face book-u.

Me Arta Markun, Donika Prelën dhe Elisabeta Imerajn, Taulanti bëri gjithçka të kontrollojë procesin këtu, por nuk ka për t’ia dalë t’i fshihet drejtësisë. Kurrë nuk mund të fshihesh përjetsisht. Mashtrimet, sulmet bajate dhe sajesat nuk e ndihmojnë dot më! Drejtësia për Toyota Yaris dhe çështje të tjera nuk ka për të vonuar! Atëherë po, që ka për tu kërkuar drejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here