Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një fëmijë me aftësi të kufizuara. Burime zyrtare nga policia konfirmuan se në momentin e ndalimit, ai ka qenë i dehur në timon.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qenë duke drejtuar mjetin e tij, ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë lokale.
Të njëjtat burime shtuan se materialet në ngarkim të të pandehurit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendje të dehur“.