Përpara ndeshjes me Eibar, Diego Simeone trajneri i Atletico Madrid doli në një konferencë për shtyp. Simeone në një prej pyetjeve të bëra nga gazetarët e pranishëm në sallë shënjestroi me një batutë ekipin e Juventusit.
“Morata ka cilësi ta caktuara dhe preferon të luajë në limitet e pozicionit jashtë loje. Më ngjan shumë me Inzaghin, nëse e kujtoni se si luante. Megjithatë në kohën e Pippos nuk kishte VAR dhe ai luante me Juventusin, ndaj thuajse gjithmonë e linin të avancojë e të shënojë”, deklaroi Simeone.