Një burrë nga Anchorage, Ala., u bllokua në kasollen e koshave të plerave, pasi një drer i madh kurioz, e ndoqi nga pas derisa ai e kuptoi dhe u mbyllë brenda kasolles.
Në mëngjesin e 11 janarit, Curtis Phelps sapo kishte nxjerrë plehrat, kur ai vuri re me cep të zyrit se diçka po lëviste. Kur ai u kthye, doli të ishte një drer i madh, raporton FoxNews.
Duke ditur që kafshët mund të jenë aggressive, Phelps e mbylli shpejt veten përsëri brenda derës së kasolles.
“Nuk kisha të dhëna se e ‘keqja’ e kishte mbërthyer atje”, tha ajo për burrin e saj, raportoi Associated Press.
Curtis, duke mos ditur nëse ishte e sigurt për të dalë, më pas u përpoq të telefononte vajzën e tij 13-vjeçare, e cila ishte duke fjetur në dhomën e gjumit. Edhe ajo e injoroi thirrjen e tij.
Gruaja më në fund u përgjigj në përpjekjen e tretë të Curtis për të telefonuar familjen e tij, kur në atë moment ajo kuptoi se ishte bllokuar në kasollen e plehrave.
Ajo i konfirmoi burrit që dreri I madh ishte larguar nëpër rrugë, duke lejuar Curtis të vraponte përsëri brenda shtëpisë.