Open Data Albania po zbardh transaksionet me vlerë më të lartë të paguara gjatë vitit 2019 nga Institucione Buxhetore për klient apo furnitor shoqëri biznesi. Transaksionet janë sipas renditjes së vlerës dhe jo domosdoshmërish përfituesit kanë të njëjtën renditje si përfitues sipas vlerave. Transaksione Thesari është një databazë e mirë strukturuar që ka të dhëna për çdo pagesë të bërë nga Buxhetorët përmes Thesarit të Shtetit. Databaza jep informacion shterrues mbi datat e pagesës, kategorinë dhe përshkrimin e saj, përfituesin, institucionin pagues. Katalogu me informacion funksionon me të dhëna prej vitit 2012, kur Qeveria e kohës vendosi të digjitalizojë dhe japë akses në informacionin mbi pagesa thesari. Sistemi jep mundësi për përdorim të lehtë dhe të kuptueshëm të informacioni përmes filtrave të kërkimit tepër dinamik. Kjo databazë është një nga instrumentet më të dobishme në aksesim të informacionit mbi shpenzime të parave buxhetore apo të parave të taksapaguesve shqiptar.
Në vendin e parë si transaksion me vlerë të lartë krahasuar me transaksione të tjera qëndron ai i datës 22 janar 2019 në favor të shoqërisë koncesionare Gjoka 87 për Situacione të Projektit Konstruksion Rruga e Arbrit. Vlera e këtij transaksioni është 2 147 483 647 (dy miliard e njëqind e dyzet e shtatë milion e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) Lekë. Po kjo shoqëri dhe ky projekt koncesionar mbajnë edhe vendin e dytë për transaksione në vlerën më të lartë në vitin 2019. Në datën 4 dhjetor në favor të kësaj shoqërie po për projektin koncesionar Rruga e Arbrit janë dhënë 630 000 000 (gjashtëqind e tridhjetë milion) Lekë.
Jehona Software e themeluar në vitit 2014 mban vendin e tretë për transaksionin me vlerë më të lartë nga një institucion buxhetor në favor të një subjekti tregtar. Kjo shoqëri është paguar nga Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve në datën 5 tetor me transaksionin në shumën 432 665 141 (katërqind e tridhjetë e dy milion gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet e një) lekë. Pagesa ka përshkrimin Përmirësim Moduli Menaxhimit si kontratë e lidhur në nëntor 2018. Në total nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve për këtë subjekt me përshkrimin Përmirësim Moduli Menaxhimit janë bërë pesë transaksione me vlerë totale prej 759 144 726 (shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë milion e njëqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë) lekë.
Shoqëria Fusha ka përfituar transaksionin numër katër në renditjen sipas vlerave nga më e larta për transaksione thesari në favor të shoqërive tregtare gjatë vitit 2019. Transaksioni ka vlerën 420 605 453 Lekë dhe është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e kontratës për Rikonstruksionin e Bulevardit të Vlorës kontratë e lidhur në muajin mars 2018.
Vendi numër katër për transaksione me vlerë të lartë nga buxheti i shtetit të drejtim të shoqërive të biznesit vitit 2019, mbahet nga shoqëria Tosk Energy. Në favor të kësaj shoqërie në datën 31 dhjetor 2019 është ekzekutuar pagesa prej 364 973 445 (treqind e gjashtëdhjetë e katër milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e dyzet e pesë) Lekë. Përshkrimi është për Rimbursim Tatim në Vlerën e Shtuar mbi mallra dhe shërbime brenda vendit.
Pesë vende të tjera në renditje sipas vlerave për transaksione thesari në favor të shoqërive të biznesit e mban Trans Adriatik Pipeline AG Albania për transaksione të kategorisë së shpenzimeve Rimbursim Tatim në Vlerën e Shtuar mbi mallra dhe shërbime brenda vendit. Në total kjo shoqëri ka dhjetë transaksione të tilla në vitin 2019 me vlerë total 2 700 000 000 (dy pikë shtatë miliard) Lekë.
Gener 2 është shoqëria që renditet për transaksionin numër njëmbëdhjetë në vlerë pagese për 2019. Ky transaksion me vlerë prej 329 922 460 (treqind e njëzet e nëntë milion e nëntëqind e njëzet e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) Lekë është bërë në datën 7 qershor nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Një transaksion tjetër është ai i bërë për shoqërinë me zotërim publik Rezidenca Studentore numër 1 . Ministria e Arsimit i ka kaluar asaj një shumë prej 300 000 000 (treqind milion) lekë me përshkrim Transferim Fond Grand Ndihmë Shtetërore me Shkresë të Ministrisë së Financave dhe Vendim të Këshillit të Ministrave, Vendim i Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Rezidencat Studentore janë shoqëri tregtare me zotërim publik të Bashkisë Tiranë. Të dhëna të plota për transaksione thesari në vitit 2019 janë të publikuara dhe lehtësisht të kërkueshme në faqen e Open Speding Albania.
Çdo përfitues i transaksione të larta buxhetore ka një pasaportë me të dhëna dhe dokument tek Open Corporates Albania Ndërsa një pjesë të mirë të kontratave publike të viteve të fundit publikohen me çdo etapë dhe dokument të tenderimit tek Open Procurement Albania. Faqet si më lart janë në pronësi të organizatës AIS promotore e të dhënave transparente Open Data për Shqipërinë.
Çdo përfitues i transaksione të larta buxhetore ka një pasaportë me të dhëna dhe dokument tek Open Corporates Albania Ndërsa një pjesë të mirë të kontratave publike të viteve të fundit publikohen me çdo etapë dhe dokument të tenderimit tek Open Procurement Albania. Faqet si më lart janë në pronësi të organizatës AIS promotore e të dhënave transparente Open Data për Shqipërinë.