Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan. Dega rajonale ISHSH-së Tiranë kreu në orët e vona të fund javës inspektime për zbatimin e ligjit “anti-duhan” në zonën e ish-Bllokut dhe në zona të tjera të qytetit.
Pas kontrollove raportohet se janë vendosur 11 masa administrative ndaj subjekteve të gjetura me shkelje nga të cilat:
-2 masa nga 600 000 lekë ndaj subjekteve përsëritës të shkeljes.
-9 masa nga 300 000 lekë për subjekte që shkelin ligjin për herë të parë.
ISHSH thotë se inspektimet vazhdojnë