Nga Artan Fuga
Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit zgjedhor te sotem qe pengon qytetarin te votoje une mbeshtetem te studimet e mia botuar te libri SHOQERIA PIRAMIDALE.
Ky sistem eshte kanceri i Shqiperise se sotme, eshte burimi i te gjithe te keqiave. Vjedhja e votave, vendosja kryetare bashkish lloj lloj te inkriminuarish, PPP, tenderat vjedhacake, deputete pa mandat, etj., nuk jane asgje perpara kesaj menyre votimi dhe zgjedhjesh deputetesh qe perbejne aktin politik korruptiv themelor qe korrupton gjithe shtetin. Kurre shqiptari nuk ka qene kaq i rrezikuar sa nga cfare eshte nga ky kod zgjedhor.
Une ftoj te gjithe ata qe kerkojne te bisedojne me mua ketu lidhur me kete problem, qe kjo gje, me gjithe respektin tim, eshte e pamundur te ezaurohet ketu.
Kush deshiron ta njohi kete problem te plote, ta kuptoje dhe te me kuptoje, duhet t’i referohet librit te cituar me lart.
Nuk kam asgje me shume se cfare kam thene atje, as nuk i heq asnje fjali.
E kam shkruar me mendje te ftohte e sinqerisht per qytetarin. Jo per militantet fanatike. As per ata qe nga shoqeria vertikale, pavaresisht kush e qeveris ate, perfitojne privilegje pa merite.
Ka te korruptuar ne pushtet, por ka edhe ne opozite qe mezi presin te korruptohen. Nuk ka pyll pa derra.
Une uroj qe partite politike sidomos opozita te mos pajtohet duke mos u dorezuar perpara sistemit te sotem zgjedhor qe e tall, poshteron, e perdhos qytetarin.
Gjithsesi me trishtim shoh qe edhe individe qe prej dekade kane ndjekur shkrimet e mia kritike ndaj te qeverisurit, besoj nuk kam zhgenjyer, kane tre dite, pas qendrimit tim sinqerisht kritik ndaj sistemit te sotem zgjedhor, qe edhe opozita dikur e ka kritikuar, kerkojne te ushtrojne presion, te me intimidojne, per te hequr dore nga qendrimet e mia.
Nuk shprehin mendime, por bertasin politikisht per te sherbyer si investim i urryer per ndonje post kapterri me vone kur tua beje mbare Zoti.
Kane ngaterruar adrese, nuk me njohin ndonese nje pjese edhe miq virtuale, me ngaterrojne me ndonje tjeter.
O zonja dhe zoterinj, une nuk jam militant, as anetar partie, as pres perfitime, dhe as kam marre perfitime nga asnje parti, aq me pak nga qeveria e sotme qe nuk ka lene rast pa me pickuar e goditur. Hallall i qofte!
Mua nuk me interesojne fare partite. Me intereson vetem qytetari. Ai eshte pushteti, ai eshte opozita, ai eshte Zoti. Ne pra.
Nese ka skllever qe dorezojne te drejtat e tyre, jane te mjere, ata sapo nuk marrin privilegje kafshojne doren e atyre qe u kane dhene krodhen e bukes.
Une as tradhetoj, as braktis, por as servilosem.
Ideali im nuk eshte politika. Politika eshte thjesht nje mjet. Por ato qe vertetohen nga studimet dhe kerkimet shkencore nuk mund te mbulohen me sharje, presione.
Dhe me censure te eger. Te shemtuar. Po, po, te eger! Mjerisht. Ju lumte dora!
Une vazhdoj gjithnje i njejti. Ndonese shume i zhgenjyer.