Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Një 18-vjeçar akuzohet se ka kryer seks me një vajzë 16-vjeçe, pa dëshirën e kësaj të fundit.
Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka prangosur në flagrancë adoleshentin me inicialet D. M.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D. M.,18 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net