Seanca e parë plenare pas pushimeve të dimrit ishte e qetë dhe kjo u duk edhe në fytyrat e Ministrave. Në rreshtin e tyre mungonte shefi i qeverisë Edi Rama i cili ndodhet për vizitë në Ukrainë por jo buzëqeshja.Por sesioni i ri kishte edhe një tjetër risi, rikthimin e Arben Ahmetaj si Ministër, kësaj herë për Rindërtimin.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e gjeti me vështirësi vendin e tij për t’u ulur në Parlament sot. Në rreshtin ku ulet kabineti qeveritar ishin zënë të gjitha karriget. Kjo ka detyruar punonjësit e Gardës që të vihen në lëvizje dhe t’i dërgojnë një karrige tjetër Sandër Lleshajt.