Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias.
Prej vitit 1995 jetojnë në Tiranë. Janë me origjinë nga Skrapari dhe se prej disa kohësh jetojnë në kryeqytet ushtrojnë biznesin e tyre, pra kanë dy biznese si kompani për prodhime buke.
Personat po i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale pasi janë në gjendje të rëndë. Grabitësit kanë pasur informacion se nuk do të kishte njerëz në banesë, por u diktuan më pas nga të zotët e shtëpisë.
Policia ka marrë në pyetje vajzën e çiftit të biznesmenëve, Dejzi Laze pasi dyshohet se është dëshmitarja kryesore e ngjarjes.