Lëvizja Vetëvendosje në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit.
Kështu dëshmon një dokument të cilin e ka siguruar media.
Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, për të formuar sa më shpejt Qeverinë e re të vendit.
Presidenti Thaçi kërkoi që mandatari të propozohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.