“Tërbohet” Mbretëresha e Anglisë, lë Meghan Markle dhe Harryn-n pa tituj: Ktheni 2.4 mln £ që përdorët për…

0
131

Mbretëresha Elizabetë e Anglisë dhe Buckingham Palace kanë lëshuar deklarata të forta pas largimit të Meghan Markle dhe Princit Harry nga pallati mbretëror. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Mbretëresha ka kërkuar që Meghan dhe Harry të njihen tashmë publikisht vetëm me emrat e tyre dhe t’u hiqen titujt mbretërorë.

Pas shumë muaj bisedash dhe diskutimesh më të fundit, unë jam e kënaqur që së bashku kemi gjetur një mënyrë konstruktive dhe mbështetëse për nipin tim dhe familjen e tij. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarët e dashur të familjes time. Unë i njoh sfidat që ata kanë ndërmarrë për të patur një jetë private dhe dua t’i falenderoj për punën që kanë kryer në vendin tonë. Ata nuk do të njihen më si Duke apo Dukesha dhe do t’u hiqen titujt mbretërorë si” lartmadhëria juaj’, apo “lartmadhëria e saj”. Unë dhe gjithë familja ime shpresojmë që marrëveshja e sotme t’i lejojë ata të fillojnë ndërtimin e një jete të re të lumtur dhe paqësore, siç vetë ata duan.”- shkruhet ndër të tjera në deklaratën zyrtare të Buckingham Palace.

Më tej në deklaratë kërkohe kthimi mbrapsht i 2.4 milionë paundëve që dyshja kanë përdorur për rinovimin e shtëpisë së tyre në “Frogmore Cottage”. “Ashtu siç kanë shprehur vullnetarisht, duam t’ju bëjmë me dije se Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndarë dëshirën e tyre për të shlyer shpenzimet për rinovimin e Frogmore Cottage, që u përdor gjatë kohës që ata ishin në Mbretërinë e Bashkuar,”- thuhet më tej.

Meghan nga ana tjetër ka nisur hapat e parë për të siguruar jetën e saj. ajo ka shprehur dëshirën për të filluar një biznes dhe është këshilluar me njerëzit e saj më të afërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here