Vrasja Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Astir, dalin pamjet e para nga vendngjarja

Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e “Astirit” në kryeqytet, në një rrugicë, në afërsi të një lokali.

Blutë sqarojnë se fillimisht është plagosur me armë zjarri shtetasi rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Gazetari Andi Qosja bën me dije se viktima është identifikuar si Vilson Tafciu.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet. Po ashtu janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve./ ABC news

Vrasja Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Astir, dalin pamjet e para nga vendngjarja

Sesion i ri në Kuvend/ Shtohet një

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko