Mësohet emri i viktimës së atentatit të ndodhur para pak minutash në zonën e Astirit në Tiranë. Ai është 28-vjeçari Vilson Tafçiu.
Siç raportuam edhe më herët, viktima ka qenë i ulur në një bar, së bashku me dy vajza, dhe më pas është thirrur jashtë ku është qëlluar me tre plumba.
Policia ka shoqëruar në komisariat vajzat që shoqëronin në lokal 28-vjeçarin.