“Do ngelesh gjithmonë në zemrat tona”, miqtë e Vilson Tafçiut komente prekëse…

0
151

Mbrëmjen e djeshme pranë një lokali në zonën e Astrit në Tiranë u vra me armë zjarri 28-vjeçari Vilson Tafçiu Noka.

Mësohet se familja e tij në Dibër ka hapur dyert e mortit. Familjarë, të afërm dhe miq kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për vdekjen e 28-vjeçarit. Ata shprehen se janë hidhëruar shumë nga lajmi që kanë marrë.

“Zoti shpirtin ne xhehnet inshallah Vilson Noka …do ngelesh gjithmonë nw zemrat tona”, shkruan njëri prej tyre.

Mbrëmjen e djeshme në orën 20:45 u ekzekutua me armë zjarri në Astir Vilson Tafçiu Noka.

Mësohet se 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë në momentin që u thirr nga jashtë nga disa persona.

Sapo Vilsoni kaloi pragun e lokalit u qëllua me tre plumba në gjoks nga personat që e thirrën dhe mbeti i vdekur në vend.

Për këtë ngjarje Policia ka identifikuar autorin e dyshuar i cili është me iniciale N.D. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here