Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj emërimit të Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, me votat e parlamentit ilegjitim, siç e cilësoi Çlirim Gjata nga selia blu.
Sipas PD-së, “parlamenti ilegjitim, i dalë nga vota e vjedhur, realizoi goditjen finale ndaj reformës në drejtësi dhe pavarësisë së organeve të reja ët drejtësisë. Me urdhër të Edi Ramës, emëroi në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të organeve të rëndësishme të drejtësisë, në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, shërbëtorin dhe vartësin e kryeministrit, Artur Metanin, vëllain e deputetes ish-ministre, duke shënuar kapjen edhe të një institucioni tjetër të drejtësisë nga ana e kryeministrit.”
Sipas PD-së, Metani gjendet në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, sepse ai ka mbajtur një funksion politik dhe në bazë të ligjit të Vetingut, pozicioni i këshilltarit të Presidentit që ai ka mbajtur quhet funksion politik.
Por, kur bëhet fjalë për njeriun besnik të Kryeministrit, parlamenti e miraton me një akt nul kushtetues.
Kryetari i KLP-së po ashtu është kunat i një tjetër deputeteje socialste.
Po pse Ramës i duhen?! Sepse kontrollon punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe mund t’i propozojë ata për shkarkim, kështu Rama ka në dorë gjyqësorin dhe nëse nuk zbaton urdhrin e tij, u lëshon inspektorin e tij Metani.
Kemi kohë që ne kemi ngritur zërin pse u bë kjo reformë në drejtësi. Koha po provon se i vetmi synim i Ramës nuk ishte drejtësia në shërbim të qytetarëve, sepse Rama po i kthen organet e drejtësisë në organe private të tij. “