Marrëveshja Prishtinë-Beograd për rihapjen e linjës ajrore, Trump: Një fitore!

0
153

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e ka cilësuar fitore marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, që përcakton rivendosjen e një linje fluturimi të drejtpërdrejtë mes këtyre dy vendeve.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Trump shkruan se për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës.

“Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.”, shkruan presidenti i SHBA-ve.
Në postimin e tij, Presidenti Trump falenderon Ambasadorin Robert O’Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell. Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Kujtojmë se marrëveshja u nënshkrua nga Milun Trivunac, sekretar shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në ambasadën amerikane në Berlin. Të pranishëm ishin ambasadori i SHBA në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet e paqes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here