Një zonë e quajtur Çardhak mes rrethit të Devollit dhe të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se deri tani janë djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët ose shkurre ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Mësohet se deri tani nuk ka të lënduar në njerëz apo banesa të prekura nga zjarri.
Burime nga Bashkia Devoll bëjnë me duke se terreni i thyer malor ja pamundësinë zjarrfikëseve të shkojnë në vendngjarje.