Fotografia e këtyre dy vajzave të reja dhe makina e tyre luksoze “Mercedes-Benz G-Class”, po bën xhiron e botës në rrjetet sociale. Dy të rejat kanë pozuar brenda Pallatit Perandorak 600-vjeçar të Kinës, në zemër të Pekinit, një nga vendet më ikonike.
Por përse kjo foto është komentuar kaq shumë?
Në këtë zonë është e ndaluar hyrja e automjeteve për shkak të kalldrëmeve që datojnë prej shekullit të XVIII. Futja e mjeteve aty ndalohet rreptësisht, madje edhe në rastet e vizitave të krerëve të shteteve, të cilët ndalohen që të hyjnë brenda.
Një tjetër arsye përse kjo foto ka ngjallur reagim, është edhe fakti që vajzat kanë pozuar në një ditë kur kjo zonë e veçantë ishte e mbyllur për publikun. Si janë futur ato brenda dhe përse i kanë lejuar, është pyetja që po bëjnë të gjithë.
Gazeta “The People’s Daily” ka shtruar pyetjen përse disa personave u jepet akses privat për të hyrë në Muzeun e Pallatit Perandorak.
Njëra prej vajzave që është në foto, ka reaguar pas komenteve të shumta në internet, duke thënë se asaj i ishte dhënë leje për të kaluar me makinë në atë zonë të veçantë.