Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka njoftuar sot, nëpërmjet Facebook, se Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias për shkeljet kushtetuese e ligjore qe Kuvendi ka bërë me zgjedhjen e anëtarëve gjatë formimit të Gjykatës Kushtetuese.
Blushi gjithashtu njofton se formati dhe pyetjet konkrete të kërkesës së dërguar, do të bëhen publike nesër në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit.
Postimi i plotë:
Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.