Arben Malaj i rikthehet politikës si opozitar, bashkë me ish-ministrin socialist përballë Ramës

0
176

Një muaj pasi i shkarkua nga Kuvendi nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj “mban” premtimin duke u rikthyer në politikë. Dhe ashtu siç kishte paralajmëruar Malaj ka vendosur të përballet në të ardhmen me “armikun” e tij më të madh Edi Ramën, duke u rreshtuar tashmë në radhët e opozitës së bashkuar.

Malaj ka vendosur që të jetë pjesë e Partisë Agrare Ambientalist, që drejtohet nga një tjetër ish-ministër socialist, Agron Duka. Lajmin për bashkimin e tij në krah të Dukës e ka bërë me dije vetë Arben Malaj, i cili përmes rrjeteve sociale thekson se e ka mirëpritur ftesën e kolegut të tij për Duka për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Njoftimi i Malaj

Nje angazhim konkret me Partine Agrare Ambjentaliste. E mireprita ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale . Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike. Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10 perqind te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi! Arbeni!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here