Debat i ashpër ndodhi në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” mes analistëve Fatos Lubonja e Arjan Vasjari.
Ndërsa Lubonja u shpreh se PS sot është kthyer në një parti të inkriminuar, Vasjari deklaroi se nuk mund ta pranojë që Partia Socialiste është një parti e kriminalizuar.
Agron Gjekmarkaj: Unë mendoj se video është e vërtetë. Ky fenomen u bë normale që kur Edi Rama ka marrë drejtimin e Partisë Socialiste. Bëhen kryebashkiak njerëz problematikë sepse ata kanë para. Kryebashkiaku merr diku tek rreth 1 milionë lekë të vjetra dhe bëhet gjithë kjo luftë për të qenë kryebashkiak. Pse? Sepse ka interesa. Intelektualët nuk hyjnë në politikë, sepse duan lakenjtë që thonë o mbret, o pasha. Konkurrojnë njerëz që kanë lekë që të shtojnë paratë. Këta kanë përjashtuar intelektualin nga partia dhe kanë ulur horrat në poplitikë, sepse prodhojnë para.
Fatos Lubonja: Ore ke dëgjuar kryetar partie që vrasin, ke dëgjuar raste kur ka vrasje dhe shkarkohen të gjithë? Në Maltë ndodhi kjo.
Arjan Vasjari: Pse kap Maltën? Pse nuk kap edhe 27 vende të tjera të BE.
Agron Gjekmarkaj: Kush e ka kriminalizuar politikën në këtë lloj forme? Është ajo që thotë Muc Nano kjo është aleanca e qelbësirave atëherë kush është kreu Edi Rama. E kam me personin që drejton partinë.
Fatos Lubonja: Ti thua nuk e kriminalizon dot PS-në. Ka parti të kriminalizuar. Pinoceti cfarë ishte Pinoceti.
Arjan Vasjari: Nuk mund të kriminalizoj dot Partinë Socialiste. Europa e sotme i ka instrumentet për të mos lejuar një Hitler. Ti mendon se është kriminalizuar gjithçka, unë them ka shpresë.
Fatos Lubonja: Nëse del se ka shumë të kriminalizuar, partia është e kriminalizuar. Kjo është njësoj sikur të thuash hajduti do drejtësi. A ke parë hajdut që do drejtësi. Nuk je i bindur se Edi Rama nuk reflekton. Ti po thua ti bëjmë thirrje kësaj bande që të ndryshojë. Këtë thua. Vënia e kryebashkiakëve është forcimi i korrupsionit dhe kjo vazhdon në dëm të të gjithë shqiptarëve. Tirana është bastardizuar, tani kur do i them “Mjaft” unë këtij. Sipas teje, nuk duhet të themi “Mjaft”. Se dhe ai që thoshte “Mjaft” na është bërë kryetar bashkie sot.
Arjan Vasjari: Unë them që zgjidhja është që palët të përballen.