Media prestigjioze izraelite artikull Presidentit Meta/ Pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë…

0
102

Media prestigjioze izraelite “Israel Times” i ka dedikuar një artikull Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili mori pjesë ditën e djeshme në Forumin Botëror të Holokaustit, në Jerusalem.

Gjatë kësaj vizite në Izrael, Presidenti Meta bëri një ndalesë për të takuar disa ushtarë të FNSH-së,- shkruan media izraelite.

“Presidenti Ilir Meta shkoi për të takuar dhe falënderuar edhe njësinë e shpëtimit të Forcave të Armatosura të Izraelit që shkoi drejt vendit të vogël të Ballkanit për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të tmerrshëm me magnitudë 6.4 që goditi e Shqipërinë në nëntor, duke lënë 51 të vdekur dhe mbi 3,000 të plagosur,”- përfundon shkrimin “Israel Times”.

Ndërsa në faqen zyrtare të Forcave të Armatosura të Izraelit në rrjetin social Twitter shkruhet “Teksa udhëheqësit botërorë janë në Jeruzalem për Forumin Botëror të Holokaustit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori një moment për t’u takuar dhe falënderuar ekipin e ushtarëve të Forcave të Armatosura të Izraelit që erdhën në ndihmë të kombit të tij pas një tërmeti vdekjeprurës që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here