Mediat dhe rrjeti po ‘zien’ nga video e kryebashkiakut/ Koçi ‘thyen’ heshtjen, habit me deklaratën e tij: Nëse përdor drogë…

0
150

Prej dy ditësh mediat dhe rrjeti po zien nga një video e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili është filmuar në një ambient lokali duke konsumuar kokainë.

Pavarësisht se vetë Alla deklaron se video është montazh i prodhuar nga PD, dhe në bashkëpunim me biznesmenë të minierave në Bulqizë, pakkush e vë në diskutim vërtetësinë e pamjeve.

Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi edhe videon, tha se gjatë këtyre ditëve ka marrë kërcënime me jetë, dhe në drejtim të familjes së tij, ndërkohë që u pretendua dhe për një shoqërim të tijin në polici, në mënyrë që të tregonte sesi e kishte siguruar videon.

Nga ana tjetër sot SPAK ka nisur hetimet ndaj Allës, që mes të tjerave do të hetohet dhe për dyshime se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Por megjithë vrullin e këtyre zhvillimeve, reagimet nga ana e mazhorancës që ka propozuar Allën janë të pakta, për të mos thënë që ka një heshtje totale, ku kryebashkiaku kërkohet të shpëtohet me pretendimin se ai ka vetëm përgjegjësi morale në të gjithën këtë.

Mes të paktëve që ka reaguar është dhe zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili thotë se përdorimi i drogës mund të ndëshkohet vetëm politikisht, ndërsa në rast se vërtetohen kërcënimet ndaj gazetarit, atëherë ndëshkimi duhet të jetë ligjor.

“Nese ai qe perdor droge mund te ndeshkohet vetem politikisht, ai qe kercenon gazetarin ndeshkohet ligjerisht!”, shkruan Koçi në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here