Po Palmeri ku ka humbur? Ish-ministri i Ramës reagon pas video skandalit: Desha t’a dëgjoj edhe njëherë…

0
143

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjet duket se ka ironizuar qëndrimet e mbajtura nga zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer pwr zhvillimet në Shqipëri.

Manjani pyet nëse dikush e ka parë apo ka dëgjuar për Palmerin, ndërsa shton “kemi kohë pa e parë, që vjet në verë, kur na foli për zgjedhjet e ligjshme një partiake dhe na premtoi që do na bënte me Gjykatë Kushtetuese, se pamë më…!”.

Zyrtari i DASH ka qenë shumë aktiv vitin e kaluar në qëndrimet lidhur me situatën politike në Shqipëri, ku nuk ka nguruar të jetë kritik ndaj opozitës, dhe ka mbështetur Rilindjen.

Gjithsesi prej shtatorit të 2019, kohë kur zyrtari i DASH premtonte ngritjen shpejt të Kushtetueses dhe marrjen në shqyrtim prej saj të çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, ka pasur një tërheqje publike të tij lidhur me zhvillimet në Shqipëri.

Gjithashtu Palmer është caktuar si i dërguar i posaçëm i DASH për rajonin e Ballkanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here