Sot pritet të zhvillohet seanca për Arbën Çekaj i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë nëpërmjet një kontenieri me banane.
Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Çekaj dyshohet se kanë siguruar transportin nga Kolumbia në Portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian. Çekaj mbante tre mbiemra. Prokurori i çështjes Edvin Kondili ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10 vite e tetë muaj për Donaldo Lushajn si dhe 8 vite e 8 muaj për Armando Pezakun. Pritet që Gjykata të japë sot vendimin e saj.