101- vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, Haradinaj: Themelues i Shqipërisë, zemra e tij e madhe…

0
108

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj në 101- vjetorin e vdekjes së kryeministrit të parë të Shqipërisë e ka cilësuar Ismail Bej Vlorën ose Ismail Qemalin si jo vetëm burrë shteti por Themelues të Shqipërisë.

Ai thotë se pavarësisht se Ismail Qemali vdiq 101 vite më parë, zemra e tij e madhe rreh në çdo shqiptar.

POSTIMI I RAMUSH HARADINAJT

Kur përmendet emri i tij, kujtojmë Plakun me flamur në dorë. Ismail Bej Vlora, nuk ishte vetëm burrë shteti. Ai ishte Themelues i Shqipërisë.

Zemra e tij e madhe, pushoi së rrahuri 101 vite më parë, por ajo rrah në secilin prej nesh.
Lavdi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here