Aksident i rëndë në Librazhd, humb jetën vëllai i zyrtarit të PD

0
139

Aksident i rëndë ndodhi pak minuta më parë në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë Pishkashit, nga ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare, viktima është identifikuar si Ardian Vreto, 45 vjeç, ndërsa të plagosurit janë një çift nga Durrësit Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër. Mësohet se Vreto, ish-punonjës policie në Librazhd është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd. (foto kryesore)

Ai ishte shofer i mjetit tip “Ford” që u përplas me mjetin tjetër “Benz” në fshatin Pishkash dhe humbi jetën në vend. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital./Ballkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here