Duket se telenovela me të ardhmen e Christian Eriksen do të vazhdojë ende.
Teksa të gjithë mediat në Itali bëjnë thuajse të sigurt kalimin e danezit tek Interi, “Sky Sports.com”, raporton se tashmë në mes është futur Barcelona.
Lojtari është ende pjesë e Tottenhamit dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.
Eriksen kërkon largimin, gjë që e do dhe skuadra angleze për të mos e humbur lojtarin pa futur asnjë qindarkë në arkë.
Barcelona tashmë është futur në mes të Interit dhe Tottenhamit dhe kërkon që të joshë klubin anglez me një ofertë më të mirë se ajo e zikaltërve.
Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të vendosë lojtari, pasi e ardhmja e Eriksenit ka qenë një nga çështjet me të nxehta në Angli dhe Itali ditët e fundit.