Presidenti i KE-së ”i pret krahët” Ramës jep deklaratën e fortë: Nuk ka unanimitet për negociatat…

0
117

Në Pallatin e Brigadave është mbajtur një konferencë e përbashkët për shtyp, mes Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama shprehu falenderimet më të sinqerta për presidentin e KE, për ndihmën pas tërmetit të 26-nëntorit dhe për angazhimin e tij në konferencën e donatorëve.

“Një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe i interesuar në mënyrë të posaçme për rajonin tonë.

Unë e falenderoj presidentin e KE, për ndihmën pas 26 nëntorit si dhe për angazhimin e tij për konferencën e donatorëve më 17 shkurt që ajo të jetë e suksesshme. Europa është pranë dhe nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtimin.

Kemi folur dhe për integrimin për ato çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet bërë si për diskutimin e brendshëm në BE, për metodologjinë e re të zgjerimit. Më vjen mirë që ai ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin në integrimin e mëtejshëm”, thotë kryeministri më tej në fjalën e tij.

Ndërkohë që në fjalën e tij Michel tha se ende nuk ka unanimitet sa i takon çeljes së negociatave me Shqipërinë.

“Fati i vendeve te Ballkanit Perëndimor është të jenë pjesë e BE, e nevojshme që të vijohet dialogu. Ne kemi nevojë në Këshillin Europian për një vendim unanim. Kjo është arsyeja përse ju paraqita 3 shtyllat, ka filluar puna për këto 3 tema.

Në javët e ardhshme kjo do të jetë pjesë e punës sime, sot për sot ende nuk kemi unanimitet sa i përket çeljes së negociatave me Shqipëinë. Kemi nevojë javët e ardhshme që te vijojmë debatin dhe diskutimet. Kjo që po kalojmë është një fazë që BE ka një diskutim të brendshëm”, u shpreh Michel në fjalën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here