SKANDAL/ 1 i vdekur 3 të lënduar: Spitali i Përrenjasit nuk kishte energji kur derguan te aksidentuarit

0
174

Të reja tronditëse janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Pishkash të Përrenjasit, ku humbi jetën Ardian Vreto dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë.

Eshte raportuar se viktima ka qenë gjallë kur është dërguar në spitalin e Përrenjasit, ndërsa aty nuk kishte energji elektrike në momentin kur kanë shkuar të aksidentuarit.

Pasi nuk ka patur energji në Përrenjas, të katër të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancës për t’u nisur sërish në spital, por kësaj radhe në Librazhd.

Policia konfirmoi se Ardian Vreto ndërroi më pas jetë në spitalin e Librazhdit pas një sorollatjeje më shumë se 40 minuta nga spitali në spital.

Makina e Vretos u përplas me një familje që po shkonte për në jug-lindje të vendit me qëllim kalimin e fundjavës atje, kurse viktima po kthehej në shtëpi pas punës.

Gjendja e të lënduarëve është stabël. /abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here